English

Një top zjarri bie nga qielli në Argjentinë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Një shpërthim i mistershëm ka ndodhur në Monte Grande, në periferi të Buenos Aires. Sipas dëshmive të disa qytetarëve thuhet se kanë parë të bjerë nga qielli një “top zjarri”. Nga kjo ngjarje një grua gjeti vdekjen dhe tetë persona ngelën të plagosur, ndërsa u shkatërruan disa shtëpi dhe tre makina. Ndërkaq në pritje të një vërtetimi shkencor lidhur me atë që ka ndodhur nuk përjashtohet as rënia e një meteori. Kreu i astronomisë planetare në Buenos Aires, Mariano Ribas shprehet se, “Nuk duhet përjashtuar rënia e ndonjë meteori, nj copë meteori me përmasat e nj topi apo të një televizori, mund të shkaktojë këto lloj dëmesh”. a.y/NOA

KOMENTE