Tiranë, 26 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, pasi që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa sërish me vranësira do të mbeten zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Mesditja do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë vendin. Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohen shtim i vranësirave në jug dhe verilindje të vendit duke gjeneruar shira të dobët e afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime por vranësirat do të mbeten të pranishme në të gjithë Shqipërinë. Në këto kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme do të mbetemi në mbrëmje dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Europa Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në kushtet e qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të dominojnë në këto vende. Me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare do të dominohet Europa Qendrore, Europa Jugperëndimore dhe Europa Juglindore. Situatë kjo e cila do të kushtëzohet nga prezenca e qendrave të presionit të larte atmosferik të vendosura mbi këto rajone. Ndërsa me vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të karakterizohet Europa verilindore dhe Ishujt Britanike. Reshje të dendura shiu do të bien ne gadishullin Skandinav të cilat do të shoqërohen me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dobët do të mbetet Italia Jugore dhe Zona e Alpeve të cilat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.
Ngjarje ekstreme në Europë: - Italia jugore rrezikohet nga shira të dobët dhe shkarkesa rrufesh - Finlanda do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta a.y/NOA