English

Pasqyra e shtypit, 26 shtator 2011

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 26 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Skerdilajd Konomi: Ndëshkim pronarëve të rremë”. Argumente të tjerë: “PD: Zgjedhjet e brendshme në muajin tetor”; “Videoskandali Meta-Prifti: Ekspertimi bëhet në zyra private”; “Hipotekat, projektligj për heqjen e taksës. Drafti pret firmën e Bodes”; “Trimëria jonë e gënjeshtërt, opinion nga Monika Shoshori–Stafa”; “AK: Griseni fletën e etnisë, është e ligjshme”; “Pakti i detit, Shqipëria në kërkim të zgjidhjes”; “Varfëria e të pasurve të Shqipërisë nga Adri Nurellari”; “Wikileaks: Shqipëria mes Rusisë dhe SHBA për gazin”, “Shkodër, vritet në vendin e punës roja i gurores”; “Udhëtime mes legjendave të rrugës së Arbrit dhe luginës së Matit”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Dëmshpërblimi. Të përndjekurit, gati 15 mijë dosje të reja”. Tituj të tjerë: “Arben Malaj: Edi Rama duhej ta miratonte paktin në Asamble”; “Liri Berisha merr mbështetje në Nju Jork”; “Spartak Ngjela: Ju rrëfej ç’farë ndodhi në dasmën e Mehmet Shehut”; “Nga Artan Hoxha: Shpresë a hile e radhës”; “Feja dhe identiteti”; “Refuzoi fejezën e vajzës, vritet 55-vjeçari”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Raportuesi i PE: Reformat e Integrimit po ju mbajnë peng”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Tavo: Kushtet e opozitës politikisht të papërgjegjshme”; “Intervista, Mesila Doda: Rama po dështon shqiptarët se nuk e votuan për kryeministër”; “Regjistrimi në hipoteka, si do të kryhen veprimet me noterë në zyrtat e regjistrimit të pronave të paluajtshme. Flet ministri i Drejtësisë Eduard Halimi”; “Propozimi, Sherefedin Shehu: PS konsum politik me TVSH”; “Kreu i PDS, Paskal Milo: Sistemi zgjedhor të mos ndryshohet, por të korrigjohet”; ”Kume: Katër variantet si të fitojnë edhe të vegjlit”; “Kriteret e ekonomikut për masterat”; “Një thesar pa emër për Jonida Maliqin”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Pasuria e gjyqtarëve të Kolegji Zgjedhor. 8 gjyqtarët më të përfolur ”. Faqja e parë vijon me argumentet: “Plehrat e Napolit. Anije çdo javë në porte. Destinacioni sekret, mund të ndezin popullatën pritëse”; “Fier, afera 5.5 milion euro, rrihet nënkryetari i bashkisë, shkarkohet drejtori i ujësjellësit”; “Vidhte me kartat e bankës, policja dërgohet në gjyq”; “Berisha dhe një portret lotuesi”; “Nga Besnik Dedej: Programi i PS, ja shtyllat ku do të bazohet”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Shefi i shtabit Gjumçi: Kush preket nga reforma në ushtri”. Tituj të tjerë: “Kuntis: Zgjidhja e ngërçit, kusht madhor i Shqipërisë për në BE”; “12 ditë pas vrasjes, kundërshtarët kërkojnë në gjyq pronat e Konomit”; “Editorial: Zgjidhja e krizës së borxheve”; “Historia s’mund të ndryshojë me urdhër”; “Aleanca: Grisni formularin për etninë dhe fenë”; “Bozo: Si e kuptonim që Partia na miratonte filmat”; “Padi në kushtetuese, të lejohen martesat Gay”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE