Durrës, 26 shtator 2011, NOA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Durrësit ku si rrjedhojë e tij ka ngelur i plagosur shtetasi Indrit Dule 35 vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Arapaj të Durrësit, ndërsa nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake thuhet se i plagosuri njihet si person me precedent penal. Lidhur me këtë rast uniformat blu mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa i plagosuri është nisur në drejtim të spitalit të Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani thuhet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, ndërsa ka qenë i ati ai që e ka dërguar në spital a.y/NOA