Leçe, 26 shtator, NOA – Plot 19 persona kanë përfunduar në pranga nga policia italiane gjatë një operacioni, 10 prej të cilave kanë qenë në burg ose në arrest shtëpie, ndërsa 9 të tjerë figuronin në kërkim. Bëhet fjalë për aksionin e organizuar ndaj një bande që merrej me trafikimin e drogës, degëzimet e të cilit nisnin në Shqipëri dhe shpërndaheshin në Itali, për më tej në Evropë, përmes kriminelëve të përfshirë në kontrabandën e drogës në nivel ndërkombëtar.
Ngjarja është bërë me dijeni nga mediat italiane, sipas të cilave, arrestime janë kryer edhe në Bari, Brindisi, Napoli, Milano dhe Torino. Konkretisht, mësohet se droga e kapur nga karabinierët ishte vendosur në një anije që u nis nga brigjet shqiptare të Vlorës dhe zbarkoi në ato të Salentos në Itali.
Për të trajtuar këtë trafik, merreshin tri organizata të ndryshme kriminale, anëtarët e së cilës tashmë janë vënë në bankën e të akuzuarve nga ana e operacionit "Black & Uhite", dhe tashmë policia italiane ka zbatuar 29 urdhër-arreste të nënshkruara nga hetuesit, me kërkesën e DDA lokale të Leçes. “9 personat e tjerë të shpallur në kërkim, ndoshta gjenden në vendin e shqiponjave, dhe për t’i gjetur ata do të ndihmojë marrëveshja e re e nënshkruar në gusht midis Italisë dhe Shqipërisë, e cila lejon mundësinë e ekstradimit", tha Cataldo Motta, nga prokuroria e Leçes.
Por për t’u vënë atyre prangat, duket se kanë qenë të nevojshme disa vite hetimi, të cilat lidhur me këtë trafik droge, nisën që në vitin 2006 pas arrestimit të 4 shqiptarëve të kapur me marijuanë dhe 30 hashash në një anije që u ndal në brigjet e Otrantos.
Që atëherë, hetimet kanë vazhduar me një ritëm të shpejtë dhe kanë zbuluar ekzistencën e tri grupe të ndryshme kriminale, një aktiv në mes Leçes dhe Brindizit; një tjetër mes Napolit dhe Brindizit; si edhe një nga të fundit mes të Tarantos dhe Brindizit.
n.e/NOA