English

Propozimet e PS, Malaj: Vonesat, të dëmshme për vendin

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA - Deputeti socialist Arben Malaj e vlerëson si pozitive paktin e propozuar nga kryetari i PS-së Edi Rama, pasi sipas tij cdo nismë që i shërben dialogut midis 2 partive politike duhet vlerësuar. “Është momenti që patjetër të diskutohet për të dalë nga kjo krizë permanente dhe për të krijuar një shpresë të re për reforma thelbësore që ka vendi. Në këtë kontekst, çdo iniciativë për një pakt, plotëson diçka që mungon në ambientin politik shqiptar. Nuk duhet ta fshehim faktin se mosmiratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, ku mungonte përgjegjshmëria edhe e mazhorancës, qoftë duke u lodhur në dëshirën për të bashkëpunuar tashmë e humbi rëndësinë imediate për të bindur lidershipin në Europë se politika shqiptare kishte vënë prioritetet e vendit mbi debatet e brendshme politike”, tha Malaj sot për mediat. Deputeti socialist kërkoi nga mazhoranca që të ofrojë maksimumin e saj që propozimet e opozitës të merren parasysh. “Nuk jemi në të njëjtin presion. Natyrshëm, çdo vonesë e mëtejshme për ligjet që janë të përqëndruara në reforma të rëndësishme në gjyqësor dhe ekonomi duhet eleminuar në mënyrë maksimale. Jam i bindur se, tashmë mazhoranca nuk duhet të bëjë të njëjtin presion për miratim imediat të këtyre ligjeve, por, nëqoftëse do të vonohet bashkëpunimi dhe nëqoftëse mazhoranca nuk do të ofrojë maksimumin që këto ligje të marrin parasysh propozimet e opozitës , ne do të krijojmë pengesa të cilat do t’i ndiejmë”,- përfundoi deputeti socialist Arben Malaj. a.q/NOA

KOMENTE