English

Zëdhënësi i Geddafit: Koloneli është në Libi

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Zëdhënësi i diktatorit libian Muammar Geddafi, Mussa Ibrahim u shpreh se ditën e djeshme ndodhej në Sirte, vendlindjen e kolonelit, nën zjarrin e armëve të rebelëve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Nëpërmjet një telefonate për Reuters, Ibrahim nuk dha detaje të mëtejshme se ku ndodhet aktualisht koloneli, por saktësoi se Geddafi është ende në Libi. Ai theksoi se dje kishte qenë në Sirte, duke shtuar se gjendja atje është shumë e vështirë pasi mungon uji dhe ilaçet. a.y/NOA

KOMENTE