Turqi, 27 qershor, NOA - Zyrtarët turq thonë se rebelët e dyshuar kurdë kanë vrarë një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj gjashtë-vjeçar kur ata kanë shtënë në drejtim të policisë nga një veturë në lëvizje. Zyra e guvernatorit të krahinës juglindore të Batmanit bëri të ditur që fëmija më i madh i gruas, bashkëshorti i saj dhe tre policë janë lënduar gjithashtu gjatë sulmit të së hënës. Mësohet se sulmuesit u vranë më vonë gjatë një shkëmbim- zjarri me policinë. Rebelët kurdë kanë rritur së fundi sulmet ndaj policisë dhe ushtrisë turke duke vrarë dhjetëra pjesëtarë të këtyre mekanizmave që nga muaji korrik. NOA/RFE