English

BE dënon dhunën ndaj KFOR në veri të Kosovës

Bruksel, 27 shtator 2011, NOA - Bashkimi Evropian dënon dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi, ka deklaruar sotBruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton. Sipas zëdhënëses Kocijançiç, Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe poashtu e mbështet heqjen e barrikadave. Ajo ka thënë se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen. a.q/NOA

KOMENTE