Bulqizë, 27 shtator, NOA – Një minator është detyruar të ndërpresë grevën e urisë, në ditën e nëntë të saj, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore. Grevisti Sali Alliu ka lënë godinën ku ndodhej i ngujuar, pas kërkesës së përsëritur të mjekëve. Sipas mjekëve që monitorojnë gjendjen shëndetësore të grevistëve, situata paraqitet e rëndë. Ndërkohë që minatorët nuk kanë pranuar që të kurohen në spitalin e Bulqizës Po sot, familjarët e të ngujuarve dhe minatorët e tjerë kanë nisur një protestë para Bashkisë së Bulqizës. Ata apelojnë për zgjidhjen e kërkesave dhe arritjen e një marrëveshje me kompaninë koncesonare ACR. Sipas tyre, kompania duhet të plotësojë të gjitha kushtet. Drejtues të grevës kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kushtet edhe me grevë, ata do të bllokojnë rrugët nacionale. a.k.NOA