Tiranë, 27 shtator 2011, NOA – Prania e dyshuar e armëve kimike në Shqipëri krijon debate në komisionin e sigurisë ku ka dhënë shpjegim ministri i mbrojtjes Arben Imami Deputeti socialist Ilir Gjoni ngriti pretendimin se në vendin tonë ka edhe magazina ku mbahen armë kimike bakterologjike të ushtrisë, gjë që u mohura nga ministri Imami. Ministri i mbrotjes Arben Imami kërkoi me ngulm që ligji i ri i shërbimit informativ të ushtrisë të përcaktojë qartë funskionet e tij duke lajmëruar edhë kalimi i këtij shërbimi në një drejtori më vete me synimin e ndarjes nga SHISH. Në seancën dëgjimore është debatuar edhe për gradat e ushtarakëve. “Është e vërtetë që komisioni i gradave të gjeneralëve vendosi grada në mënyrë të paarsyeshme. Kur një komision vendos në mënyrë të paarsyeshme, çdo kryeministër, çdo ministër apo çdo titullar shtetit, në këtë rast edhe presidenti është i detyruar të bëjë balancat e nevojshme, nuk ka rrugë tjetër”, tha Imami. Ndërkohë lidhur me akuzat e Wikileaks, Imami tha se nuk merret me letra anonime. “Në lidhje me Wikileaks nuk dëshiroj të flas. Unë asnjëherë në jetën time nuk i gjykoj njerëzit me letra anonime as me mesazhe anonime që janë bërë të modës sot”, deklaroi ministri i mbrojtjes. a.q/NOA
Në foto: Ministri Imami sot në komisionin e sigurisë