English

Kapet adoleshenti me 120 gramë drogë

Tiranë, 27 shtator 2011, NOA – Një 17-vjeçar i akuzuar për shpërndarje droge në kryeqytet u kap nga blutë e Tiranës. Adoleshenti me iniciale S.A. lindur dhe banues në Tiranë u arrestua mbrëmë në qendër të Kombinatit pasi iu gjet me vete 120 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij Policia e kryeqytetit sekuestroi 15 gramë farë bime lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva. 17-vjeçari është nën akuzë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. mit/NOA

KOMENTE