English

Kriza financiare ka mbyllur 13 milionë vende pune

SHBA, 27 shtator, NOA - Ekspertët ekonomistë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kanë identifikuar njerëzit me kualifikim të ulët dhe të rinjtë si të prekurit kryesorë nga kriza financiare. Në kuadër të një takimi të ministrave të Punës të vendeve të G20-ës në Paris, OECD njoftoi se që nga filimi i krizës në vitin 2007 në mbarë botën vendet e tyre të punës i kanë humbur mbi 13 milionë njerëz. Shkak për shqetësim është pabarazia në rritje e nivelit të të ardhurave, fakti që gjithnjë e më shumë lidhen vetëm kontrata të përkohshme pune dhe se pagat reale kanë mbetur në vend apo edhe kanë shënuar rënie në shumë vende, thuhet në një deklaratë të organizatës. NOA/DV

KOMENTE