Tiranë, 27 shtator 2011, NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, priti sot në një vizitë kortezie Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Hungarisë në Shqipëri, Dr.Janos Huszar. ”Përafrimi i legjislacionit të Shqipërisë me atë të vendeve të BE në të gjitha fushat është një nga detyrat në të cilat është përqendruar puna e Qeverisë”, u shpreh Ministri. Më tej, Ministri Ksera e njohu ambasadorin hungarez me situatën social ekonomike të vendit. duke u ndalur tek politikat qeveritare të cilat nëpërmjet lehtësirave fiskale dhe rritjes së Sipas Ministri të Punës, kriza ekonomike që ka përfshirë eurozonën, veçanërisht vendet fqinje të Shqipërisë, në të cilin ndodhet edhe komumiteti më i madh i emigrantëve shqiptarë ka ndikuar në Shqipëri, por jo vetëm duke rritur numrin e krahut të lirë të punës, por edhe kapitalin për investime. “Sipas të dhënave më të fundit të zyrës së regjistrimit të bizneseve, gjatë këtij viti numri i bizneseve të reja të regjistruara deri tani është më i lartë se ai i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe një pjesë e konsiderueshme janë emigrantë të kthyer, të cilët kanë çelur biznese kryesisht në sektorin bujqësor”, deklaroi Ministri Ksera. Ambasadori Huszar shprehu gadishmërinë e Qeverisë Hungareze për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat me Qeverinë shqiptare, duke theksuar se Hungaria është një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të Shqipërisë. ”Jam i impresionuar nga ndryshimet rrënjësore dhe përparimin e shpejtë të Shqipërisë në këto vite”, theksoi Ambasadori Hungarez. Duke vlerësuar politikat e Qeverisë shqiptare për rritjen e investimeve publike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat ndikojnë në uljen e papunësisë, Ambasadori u shpreh se qeveria hungareze nëpërmjet politikave të veçanta synon që në 4 vitet e ardhshëm të hapë rreth 1 milion vende pune kryesisht nëpërmjet aplikimit të punëve publike të cilat u vinë nëdihmë kategorive në nevojë. a.q/NOA