English

Largimi i Jovan Cano: Drejtori i Tatimeve i shkarkuar tre ditë më parë

Tiranë, 27 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Dy vjet pas emërimit, është larguar nga detyra Drejtori i tatimpaguesve të mëdhenj në Tiranë, Jovan Cano. Burimet thanë për agjencinë NOA se lëvizja në këtë drejtori është bërë për shkak se Cano nuk ka realizuar planin për vjeljen e tatimeve nga bizneset e mëdha. Por, të njëjtat burimë thanë se shkarkimi i ish kreut të tatimeve është bërë 3 ditë më parë. Në vend të Canos është emëruar një tjetër titullar, brenda Drejtorisë së Tatimeve. Ai është Dëfrim Manoku, i cili aktualisht është nëndrejtor në Drejtorinë e Tatimeve. Vetë Cano do të mbajë postin e drejtori të vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. a.q/NOA

KOMENTE