English

Manipulimi me mallrat e Serbisë në Kosovë

Nga Gani Qarri Kaluan disa muaj nga takimet e njëpasnjëshme në Bruksel me shumë raunde bisedimesh të përfunduara, por Kosova assesi të dal nga telashet me Serbinë për kalimin e kufijve të saj nga njerëz dhe mallra tonat dhe problemet me strukturat paralele në Veri të Kosovës. Ato,me nxitjet nga Serbia,vazhdojnë gjithnjë e më të acaruara edhe pse pas të gjitha raundeve të bisedimeve si nga përfaqësuesja e Prishtinës, ashtu edhe nga ai i Beogradit dhe ndërmjetësuesi Cooper në Bruksel,thuhej me plot gojën të ketë mbretëruar mirëkuptimi dhe fryma e lartë konstruktive,ku janë arritur edhe marrëveshje "produktive" si ajo për vulat doganore. Por, Serbia edhe më 2 shtator të këtij viti megjithëse bëri sikur është pajtuar për njohjen e vulave tona doganore dhe lejimin e tregtisë së lirë me Kosovën, ajo jo vetëm se nuk përgatiti harmonizimin e ligjeve të saj konform marrëveshjes së lartpërmendur por qëllimisht vetëm një ditë para hyrjes në fuqi të marrëveshjes doganore me Kosovën,më 15 Shtator vendosi edhe një rregullore të re me të cilën krijoi edhe pengesa të reja e të pakalueshme për pengimin e hyrjes së tregtarëve Kosovar me mallrat tona në serbi, për çka ndërmjetësuesi Sir Cooper nga Brukseli as pas dhjet ditë të kalimit të afatit ai nuk e kritikoi Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes doganore,por edhe për një herë më tepër, kërkoi "DURIMIN" tonë, "edhe për një kohë"! Autoritetet serbe pas më shumë se një jave të kaluar nga koha e paraparë për zbatimin reciprok të marrëveshjes dhe vërshimit të afro 1000 maunave të sulura me mallra serbe, deri më sot,ato zbatuan rregulloren më të re të qeverisë serbe me qëllim mbledhjen e TVSH-së edhe në vendin tonë e cila për këtë qëllim, tregtarët Kosovar i kushtëzonte me certifikata të lëshuara nga autoritetet paralele serbe në Kosovë,dhe dëshmitë e pagesave të TVSH-s për shtetin e Serbisë të bëra në bankën serbe“Komercijalna banka”, si kusht që atyre t’u lejohej hyrja në Serbi.

Nga kjo situatë e krijuar absurde, përmes ndryshimeve të 15 shtatorit, qeveria serbe synonte mbledhjen e TVSH-s për të gjitha mallrat në tërë territorin e Kosovës duke zhvleftësuar me vetëdije marrëveshjen e 2 shtatorit,dhe krijuar pengesa të reja ligjore për tregtinë e lirë me Kosovën me ç`rast edhe disa prodhues kosovarë për fat të keq ranë në kurthet e kushteve serbe,të cilët me nxjerrjen e dokumenteve nga strukturat paralele dhe pagimin e TVSH-s shtetit të Serbisë, pranuan shtetin serb dhe mohuan shtetin e tyre,duke e cilësuar Kosovën edhe një herë si "krahinë të saj"autonome. Por, para hatasë së vërshimit të maunave me mallra serbe kjo nuk ishte e vetmja klithmë e popullit të tronditur të Kosovës,ngase me ndihmën e disa njerëzve të njohur në opinionin kosovar,të cilët veprojnë si "Kuaj Troje" në vendin tonë,Serbia po realizon me besnikëri të gjitha projektet e saj,politike dhe ekonomike në dëm të Kosovës,edhe pse së fundi vetëm katër maune nga Kosova, arritën të futen në serbi, për të cilat sipas kryetarit të Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini edhe për ato nuk dihet me saktësi se vërtet u futën me dokumente të Republikës së Kosovës apo kishin përgatitur dokumente të dyfishta,për hyrje në Serbi. Por megjithatë kalimi i kamionëve të parë në Serbi,ashtu siç u bë,prapë se prapë edhe nëse pranohen vulat doganore kosovare, nuk jep kurrfarë garancie se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën ngase zbatimi i marrëveshja për lëvizjen e lirë me Serbinë ende nuk ka filluar dhe siç është e njohur edhe për opinionin e gjerë kosovar, si pasaportat ashtu edhe tabelat e makinave të Republikës së Kosovës,përkundër marrëveshjes doganore, nuk pranohen nga Serbia,për çka edhe ato pak maune me mallra kosovare,nuk mund të hyjnë në Serbi me dokumente dhe tabela të shtetit të Kosovës,ngase për të hyrë në Serbi,pranohen dokumente dhe tabela të shteteve tjera,por jo edhe të Republikës së Kosovës. Pa marr parasysh të gjitha këto,mjerisht duart e zgjatura të Serbisë që veprojnë si "Kuaj Troje" në Kosovë sikur duan t'ia zënë frymën këtij vendi të vogël e të izoluar, pa perspektiv ekonomike dhe popullsi të varfër e të vuajtur, e pse jo edhe të manipuluar nga këta tregtar hileqar e tradhtar, të cilët ndoshta jo pa qëllim veprojnë me kaq zell në dëm të vendit tonë, të cilët kurrë nuk i ndërprenë marrëdhëniet me Serbin e as në kohë lufte,dhe mjerisht edhe sot sikur nuk din më shumë e as më gjatë sesa bashkëpunimin me padronët e tyre serb të cilëve janë në gjendje tu shërbejnë si skllevër qoftë edhe në dëm të popullit dhe shtetit të tyre,buka e të cilit,nëse nuk arrin ti "vrasë" të paktën një ditë duhet të arrij ti mallkojë.

Kosova mjerisht nga tregtar të tillë palaço,është kthyer si tërësi në arenë të krimit të organizuar politik e ekonomik përmes bashkëpunimit të tyre të pandërprerë asnjëherë e i cili me intensitet të shtuar lulëzon edhe sot,madje më shumë se kurrë me grupe dhe individ gjithandej Serbisë,qofshin ato edhe vetëm "tregtare" për ta penguar dhe mundësisht shkatërruar tërësisht zhvillimin e prodhuesve vendor dhe atë pak ekonomi të brishtë të vendit tonë ,në mënyrë që Kosova të jetë dhe mbetet e varur për kohë sa më të gjatë nga prodhimet e dyshimta të ish pushtuesit tonë serb. Ndaj është koha e fundit që Kosovën ta marrin në dorë njerëz profesionist,kurse analfabetet e doktoruar rrejshëm dhe patriotët deklarativ ti lirojnë vendet e marra pa meritë! ngase shqiptarët jo vetëm se e deshën dhe e duan vendin e tyre,por ata dhanë çdo gjë nga vetja dhe u flijuan për lirin e tij të shpaguar me shumë gjak e dhembje, të cilët pothuajse nuk ka të tillë që nuk i ka prekur ndjekja, vrasja, dhe përdhunimet e nduarnduarshme nga pushtuesi serb i cili sot ka arritur që disa politikan dhe tregtarë shqipfolës ti kthej në "Kuaj Troje" përmes të cilëve po arrin ta mbaj të pushtuar Kosovën jo vetëm me mallra dhe prodhime të dyshimta serbe, por edhe me shumë "marifete" tjera. Shkrime të ndryshme dhe të shumta nga atdhetar të sprovuar,na ballafaqojnë çdo ditë me të vërtetën e hidhur duke shpalosur të kaluarën tonë të afërt me shumë dhembje, të cilën e kemi përjetuar të gjithë, pa përjashtim nga pushtuesi serb dhe ato kanë të bëjnë me rrugën tonë të mundimshme për arritjen e Lirisë sonë kombëtare nga Serbia e cila edhe në këto kohë përmes disa mercenarëve po arrin ta mbaj gjithnjë e më të mbërthyer dhe të ndrydhur gjithanshëm- Kosovën. Ndaj, ne si komb mund dhe duhet të shërohemi njëherë e mirë edhe nga sëmundja e atyre tregtarëve dhe politikanëve shqipfolës, të cilët vuajnë nga nostalgjia e pa shëruar për Serbinë, dhe për përfitimet e tyre personale dhe grupore,që duan të na e zënë frymën me mallrat e dyshimta të pushtuesve tanë të deridjeshëm të cilët akoma nuk na lënë rehat as në shtëpinë tonë të re të ndërtuar me shumë mundime duke na penguar përditë me të gjitha mundësit në meremetimin e saj të brendshëm, me të cilët as sot nuk i kemi raportet e spastruara deri në fund. NOA

KOMENTE