Angli, 27 Shtator NOA - Dy shpirtra të torturuar, por që janë bashkuar në të njëjtin qytet, nga i njëjti pasion (ai për futbollin) dhe nga e njëjta skuadër: Manchester City. Është “portreti” i Noel Gallagher dhe Mario Balotellit. Ish pjesëtari i Oasis, në Milano për prezantimin e albumit të tij të parë si solist “Noel Gallagher’s High Flyng Birds” që do të dalë 18 tetorin e ardhshëm për Warner Music, i cili është paraprirë nga kënga “The Death of You and Me”, i përgjigjet pyetjeve tona mbi botën e futbollit. Ai ka shfaqur adhurimin e tij për skuadrën e Manchester City dhe ja shprehur pëlqimin e tij për teknikun italian Roberto Mancini, duke theksuar se është një tifoz i vërtetë i kësaj skuadre. “Unë e adhuroj Balotellin. E adhuroj. Mendoj se futbolli ka nevojë për lojtarë të tillë si ai. Personazhet pak të “çmendur” si Mario i bëjnë shumë mirë ambientit të futbollit. Është një djalë i mbarë”, - deklaroi këngëtari duke pohuar se ka dhe dëshirë ta njohë Marion. r.b/NOA