English

Obama: Kriza e borxheve në Europë “po frikëson botën”

SHBA, 27 Shtator, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se kriza e borxheve në Evropë “po e frikëson botën”, ndërsa akuzoi liderët e euro-zonës të mos kenë punuar në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Duke folur të hënën gjatë një vizite në zonën e teknologjisë së lartë në Kaliforni- Silicon Valley, Obama tha se ekonomia amerikane ka pësuar rënie gjatë këtij viti për shkak të problemeve në botë-përfshirë Pranverën Arabe që çoi në ngritjen e çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për gjendjen financiare të shteteve evropiane, veçanërisht Greqinë.

Kjo e fundit mbetet e rrezikuar nga dështimi që të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta deri në muajin e ardhshëm, nëse ky vend nuk shtrëngon masat ekonomike dhe nuk merr një paketë ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. NOA/RFE

KOMENTE