English

Parashikimi i motit për 28 shtator 2011

Shqipëria Moti - E merkure, 28 shtator 2011 Sipas MeteoAlb: Vendi yne te merkuren do te jete nen ndikimin e motit te qendrueshem, pasi qe ne oret e para te mengjesit kthjellimet do te dominojne pothuajse ne te gjithe territorin. Duke iu afruar oreve te mesdite do te kete kalime vranesirash te lehta neper te gjithe vendin, me te theksuara ne zonat Lindore. Edhe pasditja do te vijoje me te njejtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do te dominojne ne Ultesiren Perendimore dhe vijen bregdetare ndersa serish zonat malore pergjate kufirit lindor do te kene te pranishme vranesira. Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet largim i vranesirave nga i gjithe vendi. Situata termike paraqet, 2 grade renie ne vlerat minimale por edhe mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend. Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa ne Adriatik dhe Jon do te gjenerohet dallgezim i ulet. Europa Moti– E merkure, 28 shtator 2011 Europa veriore, verilindore dhe Ishujt Britanike do te karakterizohen nga vransira dhe shira te konsiderushem. Reshje te dendura shiu do te bien ne vendet nordike, britani dhe nje pjese te Rusisë. Gjithashtu vranesira dhe shira do te kete serish ne rajonin e mesdheut por shirat do te jene te dobet e afat-shkurter ndersa pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te vijoje ne kushte te qendrushme atmosferike pasi kthjellimet do te jene dominuese. Konkretisht ne Europen Qendrore, Jugperendimore dhe Europen Juglindore. Situate kjo e kushtezuar nga qendra te presionit te larte atmosferik të vendosura mbi keto rajone. Ngjarje ekstreme në Europë: E merkure, 28 shtator 2011 Skandinavia rrezikon shira te dendur, shkarkesa rrufesh; Ishujt Britanike alarmojne shira intensive dhe stuhi te forta ere; Italia do te mbetet me shira te dobet, ere te forte.

KOMENTE