English

Për çfarë vlejnë dhe për çfarë jo 10 pikat opozitës

Nga Henri Çili Në radhë të parë “opozita propozuese”, që e kishim pretenduar këto dy vite, erdhi. Kemi një propozim politik të opozitës, i përmbledhur në 10 pikat e famshme, që tashmë janë publikuar. Ato mund të trajtohen në raport me kohën e paraqitjes së tyre dhe në raport me përmbajtjen e tyre.

Lidhur me kohën, duhet thënë se ato janë tepër të vonuara, nuk i shërbejnë kapërcimit të atyre kushteve që BE kishte vendosur për të zgjidhur çështjen e fillimit të bisedimeve për statusin kandidat. Nuk ka më kohë dhe, mbi të gjitha, ato janë të tilla që kërkojnë periudhë minimale për t’u zbatuar dhe procedurializuar, aq sa ka kapërcyer afati që jehona e këtyre akteve të mbërrijë në Bruksel; edhe sikur të ishte vullnet total i palëve për të vepruar shpejt. Ndaj, ne do të kemi, për faj të opozitës me sa duket, edhe një vit tjetër të humbur në integrimin europian të vendit. Por opozita shqiptare mund të ndjehet edhe kaq e lënduar, pas ngjarjeve të 21 janarit dhe 8 majit dhe, për pasojë, mund të pretendojë “mirë dhe kaq” se “mund t’i kishim vënë flakën vendit”. Ndërsa ajo duhet mirëkuptuar në këtë mes, asnjë iluzion për kapërcimin apo në lënien pas të projektit 2 vjeçar të opozitës për të mos i dhënë asnjë avantazh qeverisë dhe për pasojë edhe vendit në procesin e integrimit europian. Qeveria mundet dhe këtë vit të justifikohet me të drejtë para shqiptarëve se ajo nuk e avancoi dot çështjen e integrimit të vendit për shkak të kësaj mënyre veprimi të opozitës.

Por, më mirë vonë se kurrë. Ndaj propozimet konstruktive të opozitës janë të mirëpritura. Propozimet e opozitës nuk janë kushte, janë thjesht propozime dhe ato kanë për qeverinë një avantazh të madh në shkëmbim të të cilave qeveria do të merrte normalitetin politik të funksionimit të vendit, të funksionimit të institucioneve.

Duke negociuar me opozitën rreth kësaj platforme, ku disa gjëra mund të negociohen dhe disa propozimet normale mund të aplikohen menjëherë, vendi merr një mesazh të rëndësishëm: elita politike po negocion, diskuton dhe po merret vesh. Ky është një mesazh i mezipritur, është një mesazh që e presin qytetarët, që duhet të harrojnë të premtet e protestave apo bojkotin e gjuhën e ashpër mes palëve; e pret biznesi vendas që do të rilançojë projektet e bllokuara nga ngërçi politik; e presin investimet e huaja që presin një ulje të tensionit, qetësi dhe garanci për të ardhmen e investimeve të tyre; e pret administrata që duhet të punojë, pa pyetur e pritur çdo javë se çfarë do të ndodhë.

Falë këtij shtensionimi, jo vetëm që i fituar del interesi publik, por mazhoranca ka një hapësirë të re për t’iu rifutur me intensitet dhe me qetësine e një situate politike normale, të gjitha atyre projekteve apo reformave që janë në vend, në sirtar apo të bllokuara nga ngërçi politik e tensioni në vend. Këtë “luks” mund dhe duhet ta shfrytëzojë një qeveri konkuruese në kushtet e një jete politike normale. Per të arritur deri atje duhet kaluar nëpër 10 pikat e opozitës. Nga të cilat disa gjëra duhen marrë, më të shumtat, dhe disa, më të paktat, duhen lënë.

KOMENTE
  • Ekonomisti10:56 - 27 Shtator 2011
    Humor Socialist, humor i zi, me nota, si dikur dacibaot ne kohen e Revolucionit Kulturor Kinez. Tallja socialiste e radhes me shqiptaret. Edhe sikur brenda dites te miratoheshin keto palo propozime, duke kapercyer te gjitha etapat proceduriale, prap raporti qe pritet te publikohet me 12 tetor, nuk shkruhet ate dite, po te pakten dy jave para, ate dite vetem lexohet, pra ka perfunduar se shkruari. E nese problemet e politikes shqiptare zgjidhen brenda dites, perse duhet nje parlament ku deputetet marrin rrogen 4 vjet rresht. Mjafton te thirren nje here ne 4 vjet te rrine nje jave mbledhur, te paguhen per kete jave e te ikin ne shtepi, ose te livadhisin tek Ura e Lanes, siç po ben Opozita e sotme prej dy vjetesh, e te organizoje marshime proteste mbi Tirane, njelloj si organizonte Duçja Marshimet mbi Rome. P.S. eshte nje parti e fashistizuar deri ne pore, e pasojat po i vuajne shqiptaret, veçanerisht ata qe u pelqen lavazhi i trurit qe po ju ben P.S.
  • esti09:59 - 27 Shtator 2011
    Henri shyqyr qe te paskan ardhur trute ne vend.Hera e pare qe shoh tek ty nje arsyetim te thjeshte por me pasaoja pozitive,ne rast se kete radhe babai tend 'shpirteror',Z.Sali do te degjoje,perndryshe ne ngelemi ne spiralen e famshme te ngercit politik..