Stokholm, 27 Shtator NOA - Konsumimi i peshkut, 3 apo 4 herë në javë, redukton rrezikun e iktuseve. Diçka e tillë demonstrohet nga një maksi-studim i drejtuar nga Susanna Larsson dhe Nicola Orsini në institutin e Karolinska në Stokholm. Ky studim më pas është publikuar në revistën Stroke. Ka qenë gjigand rezultati që është përftuar: gati 400 mijë persona nga mosha 30 deri në 103 vjeç, nga vende të ndryshme, që janë ndjekur në një mesatare 30 vjeçare. Megjithatë, në krahun tjetër bie poshtë klasikja “peshk me patate”, pasi të skuqurat bëjnë që efekti i peshqve dhe benefitet që mund të kemi nga ata të reduktohet. r.b/NOA