Tiranë, 27 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha në një rrëfim të gjatë televiziv është përgjigjur për sejcilën prej 10 propozimeve të opozitës dhe kryesocialistit Rama dhe paktit kombëtar të propozuar prej tij. Gjatë një interviste televizive, në tv ABC NEËS, Berisha tha se, sa i takon reformës zgjedhore, pozita i pranon propozimet, por në prani të OSBE – ODIHR. “Unë jam i gatshëm ta mbyll në Janar edhe nëse Rama kërkon në Mars. Por, rikthimet prapa unë nuk i pëlqej kurrë. PS të ulet bashkë më dy ekspertët tanë dhe të krahasojë projektin tonë me ate të Parlamentit Europian”, tha Berisha duke iu referuar edhe kërkesës së PS për rregulloren e re të Kuvendit. “Nëse ka përplajse më këtë rregullore, e ndryshoj. Por, unë nuk jam i fshehtë të mbroj moralin tim në Kuvend. Unë dua që zgjedhësit të shohin votën timë ne çdo rast. Nëse Parlamenti Europian e ka ligjëruar votimin e fshetë, unë jam i gatshëm të ndryshojmë rregulloren tonë të Kuvendit”, pohoi Berisha lidhur me votimin e fshehtë të dekreteve për emërimë të posaçme.
WikiLeaks dhe hetimet rreth tij
“Rama është politikani i vetëm në botë që e kërkon këtë. Ai e kërkon hetimin sepse ka një kabllogram ende të pabotuar për aferat në PS dhe ai ka frikë se mos e përdorin atë. Unë jam në dijeni të përmbajtjes dhe Rama i përmbahet parimit që, për ta fshehur gjenë e vjedhur duhet vënë në një vend të dukshëm. Garantoj Ramën se edhe sikur të dalë, sdo merrem kurrë me të. Edhe kur doli kabllogrami për djalin tim, unë skam reaguar sepse s’mund të bazohesh në një burim të pautorizuar. Për ËikiLekas, ngri komision dhe merru sa të duash me të.”
Ndërhyja në drejtësi
“Problemi i nje vendi është qeveria. Por, duhet kuptuar se qeveria ka detyrë të zgjidhë çështjet. Dhe në një aspekt e tërë reforma bëhet për të dalë jashtë një modeli burokratik. Lirinë ekonomike e cënon qeveria. Ata që mendojnë se mund ta përdorin kundër Berishës, do të dështojnë. Nëse ti pranon se qeveria është problemi, ti ruan sensin e realizmit, e kjo të jep mundësi të kalosh nga një zgjedhje në një tjetër. Më 12 tetor unë pres mendimin e KE, të cilin nuk e di cili do jetë. Di që opozita bllokoi votën me 3/5. Rama përdori dy vjet më parë bllokimin. Shqiptarët ia dhanë përgjigjen dhe është problemi i Ramës se si e lexon këtë mesazh. Është unike në Europë që një forcë politike lobon kundër vendit të saj. Të njëjtët gjë bëri edhe me kushtet për Kushtetutën nga e cila hoqi dorë. Unë nuk marr për bazë një paketë që ka brenda letrëm. Rama ka dhunti të veçantë, e percepton realitetin në mënyrë të paimagjinueshme. Askush se imagjinon dot që t’i kërkosh më një letër prokurores së përgjithshme, apo trupës gjykuese. Se kush ia shtie atij në mendje këto gjëra, unë nuk e di”.
Berisha deklaroi sot në mbrëmje se Shqipëria, ndryshe nga fqinji i saj Greqia, po i qëndron larg krizës ekonomike, duke u bërë model dhe për ekonomitë botërore. Kryeministri tha se vendi ynë nuk ka patur recension, e si e tillë është shumë larg krizës, duke u etiketuar edhe si model suksesi edhe gjatë vizitës së tij në Nju Jork në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “10 ditëshi i dytë i muajit Shtator, është periudha kur e tërë bota është e përqëndruar në Nju Jork, ku pikërisht në këtë kohë Nju Jorku shndërrohet në metropolin e çdo gjëje. Kam patur një axhendë ndër më të ngjeshurat që kam pasur ndonjëherë dhe kam shfrytëzuar çdo orë, çdo kohë të qëndrimit për të promovuar potencialet e Shqipërisë. Mund të them se ka një rëndësi unike për të takuar dhe shkëmbyer mendime me liderët e botës. Është e një rëndësie unike, për të diskutuar në pritjen që jep presidenti amerikan Obama në nder të krerëve të shteteve dhe delegacioneve. Pritje, e cila me hapësirat e saj të krijon lehtësira takimesh dhe bisedash, pjesëmarrja të jep mundësi në sesion të paraqesësh të gjitha përpjekjet, qëndrimet në vend, rajon dhe botë”, është shprehur Berisha. Për kreun e qeverisë shqiptare çelësi i këtuj realiteti është liria ekonomike. Ai ka pranuar se ndonëse nuk jane sikundër ishte parashikuar, të ardhurat në ekonominë shqiptare janë më të larta se vitin e kaluar. “Investimet e huaja, në Europë nga viti2007 janë ulur me 30.7% , ndërsa në Shqipëri sipas raporteve, janë rritur me 306%. Kjo, sepse ne jemi përpjekur t’i japim hapësira lirisë ekonomike. Eksportet janë trefishuar, jo për shkak të një artikulli, por për shkak të rritjes së gjithanshme të prodhimit. Nëse nuk do kishim bërë rritje të pagave dhe pensioneve nuk do ishim të 17 në botë, duke mbetur kështu si një njdër 10 qeveritë që peshojmë më pak tek taksapaguesit”, sqaroi kryeministri i i cili kritikoi si të pavend skepticizmimin e opozitës për privatizimet. Pyetjes që lidhet me interesin e investitorëve amerikan, kryeministri i’u përgjigj duke thënë se “ një nga qëllimet e mia ishte paraqitja e modelit ekonomik të Shqipërisë. “ Por nga ana tjetër që është kaq e vërtetë, jehona reale e këtij modeli e cila bënte të mundur të marrësh hapësirën mediatike për Shqipërinë. Në të vërtetë, modeli ekonomik është bërë i njohur kudo. Tani ka një sërë raportesh të cilat janë botuar 2 muajt e fundit. Raporti i Konkurrencës raporti i Lirisë Ekonomike Botërore faktojnë se Shqipëria, një vend i vogël në disa nga treguesit e rëndësishëm rrjeshtohet në 10 vendet e para të botës. Interesi i të huajve është imediat dhe mund të them që, brenda një kohë të shkurtër investitorët amerikanë do të kenë investime serioze në energji. Brenda vitit, do të jenë gati 20 hidrocentrale të vegjël, për të konfirmuar se Shqipëria mbetet një superfuqi energjetike”, sqaroi gjerësisht kryeministri.
Vizita në SHBA dhe akuzat e opozitës
Lidhur me viztën e fundit në SHBA, kryeministrit Berisha deklaroi se ishte po aq e suksesshme sa ajo e 2 viteve më parë. Ai ka hedhur poshtë deklaratat e së majtës se kjo vizitë ishte dështim për Shqipërinë, duke artikuluar si një prej qëllimeve kryesore, krahas promovimit të ekonomisë në rritje të Shqipërisë edhe lobimin për pavarësinë e Kosovës.
Vota për Palestinën
Kryeministri i qeverisë shqiptare ka deklaruar sot se lidhur me debatin në OKB sa i takon Palestinës, Shqipëria votën e saj do t’a japë pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të sigurisë globale.
a.q/NOA