English

Rritet bilanci i dëmve në veri të Kosovës, KFOR forcon masat

Kosovë, 27 shtator 2011, NOA – KFOR-i ka filluar sot një aksion për heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë. Por, jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. KFOR-i reagoi ndaj serbëve kur ata nisën me dhunë të provojnë hapjen e kalimit ilegal në Jarinje, duke gjuajtur me gurë pjesëtarët e kësaj force. 17 serbë janë plagosur gjithashtu edhe katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfiruar për mediat , zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, i cili ka njoftuar për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Serbët në veri kanë shkatërruar gjithashtu dy makina të EULEX-it, si përgjigje të këtyre ngjarjeve. Ushtarët e KFOR-it u plagosën kur serbët gjuajtën një bombë dore në drejtim të tyre. KFOR ka njoftuar se mijëra serbë janë nisur nga Zveçani e Leposaviçi në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë Kjo ka bërë që misioni ndërkombëtar të zgjerojë bazën e vet në Jarinje dhe ka çuar trupa shtesë atje. Forcat ndërkombëtare përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të serbëve për t`i shpërndarë pasi këta të fundit gjuajtën në drejtim të tyre me armë zjarri. I ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë se aksioni i KFOR-it është për t`u gjykuar, duke qenë se sipas tij "ushtarët e KFOR-it kanë qëlluar në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarina". "Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një zonë të cilin ata formalisht e mbikëqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët i kanë gjetur dhe këto rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të tillë do të qëllohet me armë?", citohet të ketë thënë Ivanoviç. a.q/NOA

KOMENTE