Itali, 27 Shtator NOA - Problemet që lidhen me zemrën tashmë prekin rreth 25% të popullsisë, ku me pak fjalë 1 në 4 persona vuajnë nga një e tillë. Një fakt i tillë është provuar nga Plani Shëndetësor 2011-2013, i cili është aprovuar dhe nga Konferenca Shtet-Rajon pak ditë më parë, që ka realizuar një fotografi mbi gjendjen e shëndetit të Vendit nëpërmjet analizave të një serie patologjish të “konsiderueshme”. Në vendin e parë, me sa bëhet e ditur, janë sëmundjet kardiovaskulare. r.b/NOA