Bruksel, 27 shtator 2011, NOA - Raundi i ri i negociatave midis Prishtinës dhe Beograd që duhej të fillonte sot në ora 17.30 në Bruksel është shtyrë për disa orë më vonë. Lajmi bëhet i ditur nga burime diplomatike pranë Bashkimit Evropian, të cilat theksojnë se bisedimet janë shtyrë për ditën e nesërme. Sipas mediave kosovare pala serbe ka bojkotuar takimim, për shkak të situatës së fundit në veriun e Kosovës. Pala serbe kërkonte bisedime për pikat kufitare dhe veriun, dhe pasi ka mësuar se kjo nuk do të jetë temë diskutimi, ka refuzuar të hyj në takim. Në raundin e sotëm të negociatave pritej të diskutoheshin çështja e telekomunikacionit, energjetika dhe bashkëpunimi rajonal. a.q/NOA