English

Sherr me dru dhe gurë, ndalohen dy persona

Elbasan, 27 shtator, NOA – Dy persona janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për plagosje. Në incidente të veçanta Y.Çullhaj, 33 vjeç, banues në fshatin Valësh komuna Gjinar Elbasan dhe Flamur Pisha, 27 vjeç, banues në fshatin Shirgjan Komuna Shirgjan Elbasan kanë goditur me sende të forta personat me të cilit ishin konfliktuar. Ndaj Y.Çullhaj, ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ai akuzohet se gjatë një konflikti në fshatin Gjinar të Elbasanit ka goditur me sende të forta shtetasin A.P, 45 vjeç, banues në fshatin Valësh. Ndërkohë që po dje policia e Elbasanit ka arrestuar 27-vjecxarin Flamur Pisha për plagosje me mjete të fora në datën 20 shtator. Pas një sherri në fshatin Mollas me 17-vjeçarin me inicialet R.P. Pisha e ka goditur atë më sende të forta. a.k.NOA

KOMENTE