Siri, 27 shtator, NOA - Forcat siriane të mbështetura nga tanket dhe helikopterët kanë sulmuar autostradën kryesore që çon për në Turqi.
Banorët thanë se ushtria ka hyrë në al Rastan, një vend ndërmjet qyteteve Homs dhe Hama, pas goditjes së tij me mitraloz. Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi aktivistët të kenë thënë se të pakëtn katër persona janë vrarë gjatë kësaj ngjarjeje.
Përgjatë gjashtë muajve të protestave, rajoni në fjalë u bë qendër e rezistencës së armatosur kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, rreth 2.700 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së këtyre protestave.
Në në fjalim të mbajtur të hënën para Kombeve të Bashkuara, ministri i jashtëm, Valid al Mualem, tha se forcat e jashtme duhet të fajësohen për dhunën që shpërtheu dhe shtyrjen e planeve për reforma demokratike të Asadit. NOA.RFE