English

Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Bruksel, 27 shtator, NOA - Sot pritet të vazdhojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës e Beogradit. Takimi i radhës i delegacionit kosovar dhe atij serb do të mbahet të Bruksel, ndërsa sa i përket temave të diskutimit, deri më tani, janë dhënë mendime të ndryshme. Derisa zyrtarët serbë presin që gjatë këtij raundi të flitet për çështjen e pikave kufitare në Jarinë dhe Bërnjak- në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare insiston që këto tema të mos hapen për diskutim. Sipas agjendës zyrtare, pala kosovare e ajo serbe pritet që të martën dhe të mërkurën të diskutojnë për energjinë, telekomunikacionin dhe bashkëpunimin rajonal. NOA/RFE

KOMENTE