English

Studimi, lëngjet e përpunuara të frutave mund të rrisin rrezikun për tumor

Australi, 27 qershor, NOA - Është menduar të jetë mënyra më të shëndetshme për të filluar ditën. Por një gotë me lëng të përpunuar, nuk mund të jetë aq i dobishëm sa mund të mendohet, madje, sipas një studimi të kohëve të fundit mund të jetë edhe i dëmshëm Shkencëtarët nga australia mendojnë se lëngu i frutave përmban shumë sheqer, gjë që mund të shtojë rrezikun e kancerit, në vend që ta parandalojë atë. “Në fakt, gjatë përpunimit dhe paketimit, shumë nga përbërësit në fruta, të cilat parandalojnë tumoret, rezultojnë të humbasin.”-thonë studiuesit australianë, të cilët kanë ndërmarrë studimin për frutat. Ata shqyrtuan dietën e 2.200 të rriturve, të cilët plotësuan një pyetësor të detajuar, mbi zakonet e përditshme të të ushqyerit. Pas kësaj, ekipi i studimit, për dy vjet me radhë, vëzhgoi se si zhvilloheshin sëmundjet në organizimin e çdokujt. Ata zbuluan se ngrënia e mollës, lakrës dhe bronkolit, në baza ditore, zvogëlonin rrezikun. Megjithatë, personat, të cilët konsumojnë shumë lëngje frutash kanë një rrezik më të lartë. Studimi, i botuar në, Journal of the American Dietetic Association, zbuloi se, personat, të cilët konsumojnë më shumë se tri gota lëng në ditë, kanë më shumë gjasa për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, një formë e kancerit të zorrëve. Shkencëtarët besojnë se përmbajtja e lartë e sheqerit në lëng mund të shkaktojë tumore të caktuara. Ekipi Perth tha gjithashtu se shumë përbërës, të cilët gjenden në fruta, duke përfshirë fibra, vitamina C dhe kimikate të njohur si antioksidantë , humbasin gjatë përpunimit të lëngut. Për vite radhazi, Departamenti i Udhëzimeve të Shëndetësisë ka këshilluar për ngrënien e pesë racione frutash dhe perimesh, përgjatë një dite. Frutat dhe perimet janë një burim i mirë i vlerave të shëndetshme. Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të zvogëlojë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit, kështu që përmbani në dietën tuaj sa më shumë prej tyre. a.k/NOA

KOMENTE