English

Vrasja e Selimit, takimi urgjent i grupit hetimor

Tiranë, 27 shtator 2011, NOA – Vrasja e Arjan Selimit ka mbledhur sot në mbrëmje drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe kryeqytetit. Sipas burimeve të agjencisë NOA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin hetimor që po shqyrton vrasjen e 37 vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u qëllua më kallashnikov një natë më parë pranë banesës së tij. Burimet pohojnë se takimi është drejtuar nga kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në një njoftim zyrtar për mediat Policia e Shtetit deklaron është duke u hetuar në disa pista që do të çojnë në zbardhjen e krimit si edhe identifikimin e autorëve, ndërsa po merren në pyetje persona që kanë dijeni për ngjarjen. Vrasja e djeshmë është rrethuar nga misteri, ndërkohë që mes pistave të dyshuara është edhe ajo e përfshirjes në trafik droge. 37- vjeçari Arjan Selimi ishte prej vitesh një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ndërsa gjatë ekzekutimit të tij mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar. Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë nga 2 persona teksa ka dalë nga banesa e tij, në rrugën “Stavri Themeli”. Sipas policisë në vendgjarje janë gjetur 20 gëzhoja model 56 por, do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim. a.q/NOA

Në foto: Trupi i pajetë i Arjan Selimit, i ekzekutuar dje në mbrëmje

KOMENTE
  • Mirsadi Albani22:07 - 27 Shtator 2011
    po ca ti bej ne iku ai me jet te gjat te tirt se ai nuk kthehet me :p