English

Xhafa: Propozimet e PS janë të negociueshme

Tiranë, 27 shtator, NOA - Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa tha sot se paketa me 10 propozime, e paraqitur nga selia rozë është e negociueshme. Në një prononcim dhënë për mediat, Xhafa ka theksuar se propozimet janë në interes të vendit dhe i shërbejnë integrimit të tij. “Paketa jonë është e negociueshme, nëse mazhoranca ka vullnetin për tu ulur në diskutime. Ne jemi të gatshëm që për ato pika që ajo nuk bie dakot ne të futemi në diskutime për të gjetur një zgjidhje më të mirë, pasi kemi depozituar në kuvend draftin dhe do ta diskutojmë atë në seancën plenare të së enjtes mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht”, Fatmir Xhafaj. Ai ka theksuar se dokumenti i bërë publik nga kreu i PS-së, Edi Rama zgjidh krizën. “Ky draft është në interes të vendit, mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht konsensusin që ofron opozita përmes këtij drafti, i cili zgjidh krizën, por mbi të gjitha është në interes të shqiptarëve pasi kjo vjen për integrimin e vendit në BE”, thekson Xhafaj. a.k/NOA

KOMENTE