English

10 propozimet e së majtës, Arvizu: Hap i mirë, të nisë dialogu

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu komentoi sot paktin me 10 pika të propozuar nga kryetari i Parisë Socialiste Edi Rama. Ai iu përgjigj interesimit të mediave pas seminarit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me të zgjedhurit vendorë. “Propozimi i Ramës është një hap inkurajues për nisjen e dialogut mes palëve”, deklaroi Arvizu. Diplomati amerikan nuk komentuar pikat e veçanta të draftit, por vlerësoi se, rregullorja e parlamentit është një nga temat më të rëndësishme për nisjen e këtij dialogu. “Nuk duhet humbur më shumë kohë dhe palët duhet të angazhohen në bashkëpunim serioz për të përparuar me reformat. Por, për gjithçka duhet të arrihet konsensus, pasi, nëse reformat bëhen me nxitim, atëherë gjërat përkeqësohen”, tha sot Arvizu, i cili apeloi për një sens urgjence, duke u shprehur se politika ka humbur dy vjet kohë në debate të pavlera. a.q/NOA

KOMENTE