Librazhd, 28 shtator 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të Librazhdit. Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktima e këtij aksidenti është Gjergj Kanani 39 vjeç, ndërsa rasti në fjalë ndodhi në vendin e quajtur Rrajcë. Mësohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë përplasja fatale e makinës me një kamion si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe, ndërsa në drejtimin e kamionit ishte Dritan Dine, 40 vjeç i cili ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. Ndërkaq menjëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. a.y/NOA
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd
-
shkodra21:32 - 28 Shtator 2011a gjynaf ...rujuni o njerez te zotit aman,,,,