English

Aksidentohet për vdekje kalimtari

Durrës, 28 shtator 2011, NOA – Një 48 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se, më datë 28.09.2011, ora 01.00, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Arben Selmani, 48 vjeç, banues në Tirane. Ky shtetas, rreth orës 21.00 të datës 27.09.2011, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar automjetin tip BMV fuoristradë me targa TR 7003N ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Ilir Pengili, 54 vjeç, banues në Durrës. a.q/NOA

KOMENTE