English

Apeli urgjent i Thaçit: Të ndalet dhuna në Veri

Prishtinë, 28 shtator 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar edhe njëherë dhunën e shkaktuar në veri nga serbët dhe i ka dhënë mbështetje të plotë KFOR-it dhe EULEX-it për ruajtjen e qetësisë atje. Ai u ka bërë thirrje serbëve të veriut që “të ndalin dhunën dhe të respektojnë rëndin demokratik” dhe i ka ftuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të ardhmen e tyre. “Qeveria ka filluar kontaktet me serbë të veriut dhe është duke biseduar me ta për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për punë të përbashkët për krijimin e komunës së re atje dhe për normalizimin e gjendjes si në të gjithë vendin”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës. a.q/NOA

KOMENTE