English

Bregu: Dëmi nga opozita nuk zhbëhet shpejt

E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA - Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Integrime Evropiane, Majlinda Bregu, tha se opozita ka bërë një dëm shumë të madh që s’mund të zhbëhet në ditët që kanë mbetur deri në Raportin e Progresit.

Zonja Bregu, çfarë prisni nga Raporti i Progresit i 12 tetorit i BE-së? A ka shanse që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, i cili u refuzua një vit më parë për shkak të klimës të acaruar politike?

Raporti i tetorit është një raport i cili, nëse do të ketë shprehje të një mendimi për statusin, mund të mos thuhet në Raportin e Progresit por do të jetë pjesë e Enlargment Strategy. Unë pres në këtë raport një pasqyrim, të realitetit të reformave të Shqipërisë, nga nëntori i kaluar deri në periudhën kur ky raport është hartuar, deri në shtator të këtij viti. Pres një vlerësim, realist për kriterin ekonomik dhe standardet, përfshi këtu dhe trendin e rritjes dhe stabilitetit të ekonomisë shqiptare, përfshi këtu vlerësimin për reformat e ndërmarra, në fushën e gjyqësorit, përfshi vlerësimin në kuadrin ligjor të përmirësuar, eficent dhe për masat në luftën e krimit dhe korrupsionit, vlerësimin për standardet lidhur me trafikun e qenieve njerëzore, drogave dhe narkotikeve. Me vlerësime për sa i përket funksionimit të një prej ligjeve më të rëndësishme, që është miratuar në kuadrin e liberalizimit të vizave dhe që po funksionon shumë mirë, që është ai kundër pastrimit të parave dhe i konfiskimit te aseteve të personave të inkriminuar dhe sigurisht që pres një vlerësim, cili është në të njëjtën linje me vlerësimin e OSBE/ODHIR-it, për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si zgjedhje konkurruese dhe transparente. Të gjithë kanë qenë dëshmitarë dhe kanë vërtetuar që ka pasur një deklaratë të kryetarit të opozitës për rikthim në parlament, votim të ligjeve me 3/5 dhe angazhim serioz për plotësimin e 12 pikave, qe Komisioni Evropian i përcaktoi si prioritete, duke shoqëruar opinionin për Shqipërinë. Në shtator të këtij viti unë dhe të gjithë dëgjuam Edi Ramën i cili deklaronte se tashmë kishte ardhur koha qe t’i jepte fund kapërcimeve të tij, me hyrje

KOMENTE