Paris, 28 Shtator NOA - Kompania franceze Archos ka konfirmuar të fuqishmin Archos G9 Turbo, i cili do të vij në fundin e vitit në vazhdim, por me një procesor 1.2GHz dhe jo 1.5Ghz siç është njoftuar në momentin e parë. Modeli më i fuqishëm i gjeneratës së re i tabletave, në këtë mënyrë mund të themi se do shfuqizohet së paku dhe përgjegjësia është e kompanisë furnizuese për pjesët, Texas Instruments, e cila faktikisht ka akumuluar disa vonesa në prodhimtari. Në vitin 2012 mund të kalohet në performanca më të zhvilluara. Duhet thënë se ekzemplarë të tabletave Archos kanë debutuar në versionin e tyre 80 G9. Bëhet fjalë për modelet me ekran me prekje 8 polësh me një çmim 249.99 euro, që synojnë në një skedë teknike të kompletuar dhe të drejtuar nga një sistem operativ Android 3.2 Honeycomb. Në fund të vitit hapësira do të rezervohet për Archos G9 Turbo, me procesor Texas Instruments TI OMAP4 1.2 GHz. r.b/NOA