Fjalimi i Kryeministrit Berisha për Kosovën, mbajtur në Sesionin 66-të, të Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së ndezi replika mes diplomatit të Shqipërisë dhe diplomatit serb dhe atij të Rusisë në OKB Nju Jork, 28 Shtator 2011 NOA/ Beqir Sina - Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha në sesionin e 66-të në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pjesa e fjalës së tij ku kryeministri i Shqipërisë Berisha foli për Kosovën, kanë provokuar reagimin zyrtar të Beogradit në OKB. Diplomati serb Feodor Starçeviç, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara në New York, e ka quajtur fjalimin e Berishës si të mbushur me të "pa vërteta dhe provokues" . Por e menjëhershme ka qenë replika e ambasadorit tonë në OKB-ë, Dr. Ferit Hoxhës, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, i cili tha se një Kosovë e pavarur ishte zgjidhja e vetme e çështjes. Shqipëria, vazhdoi ambasadori Hoxha, shpreson se edhe vetë Serbia do të vijë në terma të tilla që të pajtohet me këtë realitet "të pamohueshëm dhe të pakthyeshme ", shtoi ai, i cili i hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij serb në replikën e kërkuar prej tij. Gjithashtu, ambasadori Hoxha u ka kërkuar zyrtarëve serbë që të bashkohen me pikëpamjet e drejta të institucioneve të Kosovës. Debati Ditën e hënë, dy ditë mbas fjalës së Kryeministrit Berisha në OKB, ka qënë vetë diplomati serb Feodor Starçeviç, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara në New York, që ka kërkuar ushtrimit të së drejtës së replikës. Përfaqësuesi i Serbisë Starçeviç, tha se fjalimi i Kryeministrit shqiptar ka në përmbajte sipas tij "keqinterpretime dhe gënjeshtrat." Ambasadori Starçeviç tha se "Kosova, kishte marrë veprime të njëanshme të një "natyrë detyruese" në procesin e bisedimeve, duke u përpjekur për të krijuar një precedent të "fakti të kryer" në çështjet që janë ende në pritje. Diplomati serb Feodor Starçeviç, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara në New York, tha se z. Berisha e kishte të paraqitur ndryshe një opinion këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke pohuar se gjykata nuk ka vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Në fakt, sipas diplomatit serb Feodor Starçeviç, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), kishte gjetur vetëm përfundimin se Kosova nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare për shkak se ligji nuk përmban ndalimet e aplikueshme për shpalljen e pavarësisë, tha ai. Duke iu kundërvënë fjalimit të Kryeministrit të Shqipërisë, përfaqësuesi serb gjithashtu tha se marrëdhëniet ndëretnike, ku shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku nuk kanë janë "shumë të mira" dhe ai shtoi se grupet kriminale të përmendura nga Kryeministri shqiptar, "grupet kriminale serbe" në të vërtetë janë grupe shqiptare, me një histori të ndërprerë të sundimit të ligjit në Kosovë. Gjithashtu duke ushtruar të drejtën e replikës, e mori fjalën dhe ambasadori Ferit Hoxha, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, i cili tha se një Kosovë e pavarur është zgjidhja e vetme e çështjes. Shqipëria, vazhdoi ambasadori Hoxha, shpreson se edhe vetë Serbia do të vijë në terma të tilla që të pajtohet me këtë realitet "të pamohueshëm dhe të pakthyeshme ", shtoi ai, i cili i hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij serb në replikën e kërkuar prej tij. Berisha në OKB: Serbia të heq dorë nga veriu, Raporti i Martyt plagjiaturë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalimin që mbajti në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vuri në dukje arritjet e vendit të tij, si një prej pak vendeve të botës, ekonomia e së cilës i ka mbijetuar krizës aktuale ekonomike në botë dhe nuk rrëshqiti në recesion. Ai tha se Shqipëria është një vend demokratik, me zgjedhje të lira, shtyp të lirë, respekton të drejtat e pakicave dhe ato fetare si dhe respekton shtetin juridik. Zoti Berisha theksoi se një prej përparësive kryesore të qeverisë së tij është lufta kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e vuri theksin edhe tek marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka me shumë vende të Evropës dhe botës. Lidhur me Kosovën, kryeministri Berisha bëri thirrje që edhe shtete të tjera të njohin pavarësinë e saj, si një faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe paqes në rajon. Ai tha se Shqipëria mbështet qeverinë e Kosovës për të shtrirë respektimin e ligjin në të gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e tij. Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti i senatorit zviceran Dick Marti ka akuza të pabazuara, madje e krahasoi raportin e zotit Marti me raportin e kryeprokurorit të krimeve të luftës në Serbi, Vukçeviç. Media e huaj Media ndërkombëtare, nga Ballkani, ato të disa vendeve nga Azia, Europa, Amerika e Veriut dhe e Jugut, dhe veçanërisht ato kryesore amerikane, CNN, ABC, NBC, CBS, UN TV, ditën e shtunë treguan interes të posaçëm ndaj fjalës së Kryeministrit të Shqipërisë Dr. Sali Berishës. Ato përveç emetimit të drejtpërdrejtë, të përcjell me një interes të veçantë fjalën e kryeministrit Berisha të mbajtur në Sesionin 66-të, të Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së, e kanë komentuar atë sipas politikave redaksionale. Kryeministri i Shqipërisë Berisha ka folur të shtunën, në mesdrekë, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në sesionin e 66-të të saj. Fjala e kryeministrit është përcjellë me interes të veçantë nga media ndërkombëtare dhe është shoqëruar me debate dhe komente të shumta gjatë këtyre ditëve. Sidomos e shoqëruar me një replikë të "fortë" mes dy përfaqësuesve në OKB, Shqipërisë edhe Serbisë. Fjala e kryeministrit Berisha është transmetuar drejtpërdrejtë si e veçantë atë ditë në ekranin e një nga rrjetet më të madh televiziv amerikan CNN, nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.