Romë, 28 shtator, NOA - Në Itali, rumunët përbëjnë komunitetin më të madh të huaj dhe pas tyre, renditen shqiptarët. Shifrat më të fundit janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane, ISTAT, sipas të cilit, në gadishullin jetojnë dhe punojnë mëse 3 milionë e gjysëm emigrantë të huaj. ISTAT tregon se e gjithë popullsia e të huajve (rumune, afrikane, shqiptare, kineze, ukrainase, indiane, pakistaneze, latino-amerikane), njeh një rritje të saj në vitin 2011, në krahasim me 2010.
Megjithë rritjen e nivelit të krizës në Itali, mësohet se numri i banorëve të huaj ka evoluar gjatë saj si më poshtë:
* 1 janar 2008- 3.432.651 emigrantë
* 1 janar 2009- 3.891.295 emigrantë
* 1 janar 2010- 4.235.059 emigrantë
* 1 janar 2011- 4.570.317 emigrantë
Këto shifra tregojnë se migrimi nuk duket të jetë të dekurajuar nga kriza ekonomike. ISTAT tregon gjithashtu në këtë studim se vitin e kaluar në Itali, 2.5 milion familje (rreth 10% e numrit total të familjeve në Itali) e kishin punësuar një person të huaj, që të kujdesej për një fëmijë ose një të moshuar. Duket se situata sociale dhe ekonomike ndikon drejtpërdrejt në migrim. Në tërësi, në vendet e Bashkimit Evropian, kërkesa për punë në kujdesin shtëpiak është në rritje.
Në Itali, nga totali i njerëzve me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për kujdes të përhershëm, vetëm 5% e tyre arrijn ë të përfundojë deri në qendrat e mirëqenies që i përkasin shtetit. Shifrat e fundit vjetore nga viti 2010 në Itali në këtë sektor, tregojnë se 35% e të punësuarve në këtë segment janë italianë, pjesa tjetër emigrantët, veçanërisht nga Rumania, Ukraina dhe Bullgaria. n.e/NOA