English

Japoni, një 13-vjeçare ndahet nga jeta gjatë ekzorcizmit: Ishte e poseduar

Japoni, 28 Shtator NOA - Asnjë person nuk arrinte ti jepte dot shpjegim problemeve të saj mendore. Mjekët nuk ishin në gjendje të zgjidhnin këtë situatë, ku në këtë situatë prindërit e një 13-vjeçareje filluan të dyshonin se vajza ishte e poseduar nga djalli dhe iu drejtuan një ekzorcistit. Gjatë ekzorcizmit, vajza është ndarë nga jeta pasi u mbyt nga uji i fuqishëm i shenjtë që po përdorej për të larguar djallin. Gjithçka ka ndodhur në Japoni, ku në përfundim të kësaj ngjarje si ekzorcisti ashtu dhe babai i vajzës së vogël janë arrestuar. Tragjedia është zhvilluar në Kumamoto, një lokalitet në jug të Japonisë, në fund të gushtit. Vajza ishte lidhur pas një karrigeje dhe i hidhej uji i bekuar, i cili e çoi atë drejt mbytjes. Zbatimi i këtij riti u bë nga një prift 56-vjeçar, Kazuaki Kinoshita dhe nga babai i vajzës, Atsushi Maishgi, që më pas u arrestuan të dy nga policia. Prindërit e 13-vjeçares iu drejtuan ekzorcistit pasi e bija e tyre kishte vuajtur për vite me radhë nga shqetësime fizike dhe mendore, që mjekët nuk kishin arritur do ti jepnin një shpjegim. Diagnoza e priftit i përket një seti budist dhe sipas tij nuk kishte dyshim: vajza ishte e poseduar nga “shpirtra të këqij”. r.b/NOA

KOMENTE