Prishtinë, 28 shtator 2011, NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar fuqishëm sulmin dhe dhunën e sotme, të drejtuar në grupin multietnik të 41 punëtorëve. Këta të fundit mësohet se ishin ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore. "Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë, të cilët punonin për kafshatën e gojës", thuhet në kumtesë. "Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat, të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike", theksohet, mes të tjerash, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. a.q/NOA