Verona, 28 Shtator NOA - Pas Leonardo Di Caprio dhe çiftit Pitt-Jolie, edhe Madonna është në kërkim të shtëpisë në qytetin e Romeo dhe Zhulietës. Yjet e kinemasë dhe të muzikës në SBA duket se janë gjithnjë e më të dashuruar pas Veronës. Syri i Zonjës Ciccone është spostuar në një ndërtesë rreth 600 metër katrorë. Me sa bëhet e ditur për çmimin ai rrotullohet rreth shifrës 10 dhe 11 milionë euro. Madonna, bazuar në thashethemet e shumta, ka prej shumë kohësh që është në kërkim të shtëpisë në Veneto dhe interesi i saj u spostua nga Venecia në fillim në qytetin e Veronës. Tani ylli i muzikës është vetëm një hap larg blerjes së një apartamenti prej dy katesh në Pjacën Erbe. Sipas të përditshmeve “Arena” dhe “Libero” shtëpia është në pronësi të një industrialisti veronez dhe përfshin 6 dhoma, 5 banja krahas disa dhomave të tjera dhe një salloni gjigand. r.b/NOA