Milano, 28 Shtator NOA - Marrëdhëniet ndërmjet Fiorentinës dhe Riçardo Montolivos janë bërë gjithnjë e më shumë të tensionuara, madje deri në atë pikë saqë në janar mund të jepet dhe lamtumira përfundimtare. Lojtari ka kërkuar të largohet në qershor, në një moment që do të mund të jetë me parametër zero dhe të shkojë në një ekip të madh që është në kërkim të tij. Klubi i Della Valle, në krahun tjetër nuk është dakord dhe po përpiqet të bëjë gjithçka për të fituar diçka (5/6 milionë) në sezonin dimëror. Tani mund të themi se i takon Milanit për të bërë lëvizjen e radhës, duke parë që Montolivo ka lënë të kuptohet se cili është destinacioni i tij i preferuar. r.b/NOA