English

Në prag të mbledhjes së KS për Kosovën, Tadiç kërkon zgjidhje te NATO

E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA- Ndërsa Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet mbrëmjen e sotme për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka takuar kreun e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Siç raportojnë mediat serbe ai i ka kërkuar Rasmussen që të zbardhen rrethanat e konfliktit, duke i kërkuar gjithashtu arsyet për përdorimin e forcës ndaj serbëve nga ana e KFOR-it. Sakaq në një seancë të jashtëzakonshme në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme Këshilli i Sigurimit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë me dyer të mbyllura për situatën në Kosovë, pas kërkesës të Rusisë, pas zhvillimeve të fundit në kufi ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe disa ekstremistë serbë. Pas vendimit të forcave të KFOR për të larguar barrikadat e ekstremistëve serbë nga veriu i Kosovës, rreth orës 11:00 të paradites së sotme në vendin e quajtur Qeshmellug në Lagjen e Boshnjakëve dhjetëra shqiptarë janë sulmuar me armë nga grupet ekstremiste serbe, ku nga ky sulm rezultuan 3 persona të plagosur. a.y/NOA

Në foto: Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

KOMENTE