Nju Jork, 28 Shtator 2011 - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka refuzuar sot kërkesën e palestinezëve për anëtarësim të plotë të shtetit palestinez në OKB.
Këshilli 15 anëtarësh i Sigurimit ia dërgoi një komiteti special për anëtarësim kërkesën e dorëzuar të premten nga autoriteti palestinez, Mahmud Abaz.
Ky komitet, në përbërjen e të cilit janë përfaqësuesit e 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, pritet të zhvillojë takimin e tij të parë të premten, raporton radio Evropa e Lirë.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të përdorin veton ndaj kërkesës palestineze, ndërsa kanë kërkuar-sikurse ka bërë dhe Izraeli, vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit izraelo-palestinez.