English

Parashikimi i motit për 29 shtator 2011

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër, vendi ynë do të jetë nën kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë territorin, përjashtim bëjnë zonat malore të cilat herë pas here do të kenë vranësira të lehta dhe kalimtare. Edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat malore do të dominohen nga alternime të kthjellimeve dhe vranësirave. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Ndërsa temperaturat e ajrit do të bien lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale nuk do të ketë ndryshime të temperaturave. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të jetë i ulët. Europa Nesër, Europa veriore, verilindore dhe Ishujt Britanike do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Reshje të dendura shiu do të bien në vendet nordike dhe Britani. Vranësira dhe shira do të ketë edhe një pjesë e Europës Lindore por në sasi shumë të pakta ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të vijojë në kushte të qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të jenë dominuese. Konkretisht në Europën Qendrore, Jugperëndimore dhe Europën Juglindore. Situatë kjo e kushtëzuar nga masa ajrore të ngrohta kontinentiale.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Skandinavia rrezikon shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh - Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe stuhi të forta ere a.y/NOA

KOMENTE