Spanjë, 28 Shtator NOA - Ricky Kaka është në shënjestrën e të mëdhenjve të Evropës. Hose Murinjo gjatë këtij sezoni i ka dhënë më shumë hapësirë duke treguar se ka besim tek ai, por gjithsesi braziliani nuk është titullar në formacionin bazë të Real Madrid dhe kërkesat që po vijnë nga Parisi dhe Londra mund ta largojnë atë nga “los blancos”. Sipas sitit anglez “Talksport”, PSG ka vendosur të kthehet në sulm për Kaka, me të cilin Leonardo ka një miqësi të vjetër dhe në janar flitet të vijë dhe oferta reale në drejtim të Real Madrid. Kaka do të bashkohej me Pastoren dhe Menez duke ndërtuar gjithnjë e më shumë një Paris Saint Germain të mbushur me yje të futbollit ndërkombëtar. Në gjurmët e ish fantazistit të Milanit, në krahun tjetër është dhe Arsenali i Arsene Wenger, një klub tjetër që është përpjekur të marrë brazilianin që gjatë merkatos se verës. r.b/NOA