English

SHBA dhe Irak në prag të një marrëveshje të re

Irak, 28 shtator 2011, NOA - Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari, ka shprehur bindjen se Bagdadi do të arrijë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të mbajtur një numër të caktuar forcash amerikane, të cilat do të trajnonin ushtrinë irakiane. Sipas një marrëveshjeje ndërmjet SHBA-së dhe Irakut, të gjitha trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Iraku deri në fund të këtij viti. Zebari nuk ka dashur të thotë se sa trupa të SHBA-së do të përfshihen në misionin e stërvitjes, ndërsa ka bërë të ditur se trajnimi mund të zhvillohet brenda dhe jashtë Irakut. Sipas Zebarit, Qeveria irakiane ka mbështetjen e shumicës së liderëve për misionin në fjalë, pasi, siç ka thënë ai, Iraku aktualisht nuk ka ekspertizë ushtarake për të mbrojtur brigjet e tij dhe terminalet e naftës, si dhe për të kontrolluar hapësirën ajrore. a.q/NOA

KOMENTE