Vetëvritet dëshmitari X në procesin kundër Fatmir Limajt, i dyshuar për krim lufte në Kleçkë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fundi i muajit tetor. Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha e Refki Mazreku akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës. Misioni për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani. Sipas zëdhënësit të EULEX-it, autoritetet gjermane janë duke u marrë me hetime se si ka ardhur deri të vdekja e tij. *** Dëshmitari X në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krime lufte në Kleçkë, mbrëmë ka bërë vetëvrasje bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore” në EULEX. Burime të besueshme kanë thënë se dëshmitari X ka vdekur në orët e para të mëngjesit. Këto burime kanë thënë se ai ka vdekur në Gjermani, ku ishte transferuar para disa ditësh nga EULEX-i për shkaqe shëndetësore. Deri tash EULEX-i nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Dëshmitari X ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ku akuzohen 9 veta, e kryesori prej tyre është ish komandanti i UÇK-së dhe aktualisht deputeti në Kuvend të Kosovës, Fatmir Limaj. Ky i fundit po mbahet në arrest shtëpiak për këtë rast, ndërsa të akuzuarit tjerë janë në paraburgim. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor.