English

5 fazat e ndërhyrjes së Bashkisë, për të liruar rrugët e trotuaret

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA - Bashkia e Tiranës ka lajmëruar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur subjektet që kanë zënë hapësirat publike në Tiranë, që të lirojnë vendet ku ushtrojnë aktivitetin, deri në datën 1 tetor. Në deklaratën zyrtare të zëdhënëses Anila Bashkia, theksohet se, Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin dhe t’i kthejë qytetarëve hapësirat e zëna si dhe të krijojë lehtësirat, që qytetarët e Tiranës meritojnë.

Plani i masave që do të zbatojë Bashkia, parashikon 5 faza:

1-Lirimin e hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale. 2-Lirimin e hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale. 3-Lirimin e hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës u kërkon poseduesve të këtyre automjeteve, që të marrin masa për zhvendosjen e tyre, pasi në të kundërt këto mjete do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake. 4-Lirimin e hapësirave publike nga 431 tregëtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore. 5- Lirimin e hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregëtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor. a.q/NOA

KOMENTE